Kurset që gjënden

Përshkrimi
Higjiena kibernetike është një trajnimi i thjeshtë dhe praktik i hartuar për nëpunësit civil që trajtojnë të dhëna zyrtare, lloje të ndryshme informacioni dhe përdorin kompjuterë dhe burime të tjera të TI-së si pjesë e kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Trajnimi fillon me një hyrje në bazat e sigurisë kibernetike dhe shpegimit për rëndësinë e saj. Vazhdon me përkufizimin e hakerit dhe shpjegimin e llojeve të ndryshme të hakerëve si dh të mekanizmave që ata përdorin për të synuar si individët ashtu edhe organizatat.

Në fund, trajnimi i pajis pjesëmarrësit me njohuritë dhe strategjitë e nevojshme për t'i përdorur për mbrojtjen e tyre kundër sulmeve kibernetike dhe për të mbështetur sigurinë e tyre në internet. Çdo modul përfundon me një rishikim të njohurive, duke kulmuar në një test përfundimtar të vlerësimit të njohurive pas përfundimit të kursit.

Grupet e synuara: Nëpunësit civil
Metoda e trajnimit: Online, pjesëmarrësit studiojnë sipas orarit të tyre të preferuar!
Kohëzgjatja e trajnimit: 60 minuta


I/e nderuar/a pjesëmarrës/e;

Trajnimi që po ndjekni është i organizuar në katër (4) module të lidhur në një mënyrë ose tjetër me parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative. Moduli i parë ka për qëllim të paraqesë një hyrje në trajnim duke shpjeguar elemente të konceptit të parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative, dokumentet strategjike dhe kornizën institucionale në zbatimin e Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative.

Moduli i dytë ka për qëllim të paraqesë disa parime apo rregulla nga Ligji për procedurën e përgjithshme administrative që lidhen ngushtë me parandalim dhe zvogëlim të barrës administrative. Moduli i tretë ka për qëllim të paraqesë rëndësisë e vlerësimit të ndikimit rregullator, kuantifikimin e barrës administrative duke përfshirë metodologjinë e përdorur për këtë qëllim. Modul i katërt paraqet rëndësinë e hartimit ligjor me qëllim të mos krijimit të barrës administrative, si të shkruajmë rregulla të qarta, lehtë të kuptueshme dhe që në fund të fundit mundësojnë digjitalizimin. Ky modul sjellë edhe disa njohuri sa i përket digjitalizimit sidomos në kontekst të hartimit të koncept dokumenteve dhe të legjislacionit, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.

Secili modul fillon me një video të shkurtër që shërben si hyrje në modul. Pas çdo moduli, keni nga një shembull për të zgjidhur alternativën e saktë varësisht nga rasti/shembulli që shpaloset. Po ashtu, secili modul në fund ka nga pesë (5) pyetje me tri (3) alternativa ku vetëm njëra është e saktë. Kalimi në modulin vijues nuk është i kushtëzuar me kalimin me sukses të testit në modulin paraprak, megjithatë sistemi do të ju tregojë numrin e përgjigjeve të sakta në secilin modul.

Në fund të trajnimit është përfshirë edhe Testi Final me 10 pyetje ku secila pyetja ka 10 pikë nga totali 100 pikë. Qëllimi i testit është që ju të vlerësoni veten tuaj se sa keni mësuar në këtë trajnim. Në fund të trajnimit, ndiqni udhëzimet për të gjeneruar çertifikatën e cila dëshmon ndjekjen online të trajnimit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.

 

    Grupi i synuar: Nëpunësit Civil
    Përmbledhje e trajnimit: 

    Objektivat dhe qëllimi i kursit "Ndryshimet e Rregullores Nr. 001/2022 Për Prokurimin Publik" janë si vijon:

    Objektivat:

    1. Të prezantohet njohuria bazë për pjesëmarrësit në lidhje me rregulloren aktuale për prokurimin publik.
    2. Të identifikohen dhe të shpjegohen ndryshimet specifike në dispozitat e Rregullores Nr. 001/2022.
    3. Të ofrohet një kuptim të qartë për efektet dhe implikimet e ndryshimeve të bëra në rregullore.
    4. Të ndihmohet pjesëmarrësit në përdorimin e informacionit të fituar në zbatimin e rregullores në kontekstin e punës së tyre të përditshme në prokurim publik.

    Qëllimi: Qëllimi kryesor i këtij kursi është të sigurojë që pjesëmarrësit të jenë në dijeni të plotë me ndryshimet e fundit në dispozitat e Rregullores Nr. 001/2022 Për Prokurimin Publik. Përmes prezantimit të informacionit të përditësuar dhe shpjegimit të këtyre ndryshimeve, synohet të përgatitet pjesëmarrësit të cilët janë të aftë të aplikojnë këtë njohuri në praktikën e tyre të përditshme në fushën e prokurimit publik.

    Ky kurs është destinuar për Autoritetet Kontraktuese që do të menaxhojnë kontratat në
    proceset e prokurimit publik.

    Që përdoruesi i Autoritetit Kontraktues të fillojë menaxhimin e kontratave, ajo / ai duhet të:
    • jetë përdorues i sistemit (përfundoi me sukses procesin e regjistrimit)
    • ketë rolin e Menaxherit të Kontratës në sistem
    • futet në sistem me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij