Trajnimet nga fusha buxhet dhe financa të organizuara nga IKAP, përfshijnë zhvillimin, avancimin dhe rritjen  e aftësive menaxhuese, dhe eksperiencën e zyrtarëve të autoriteteve publike, në zbatimin e reformave financiare nëpërmjet planifikimit të integruar të burimeve financiare, si dhe ngritjen e lartë të përgjegjësive para autoriteteve publike, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe shpërndarjes efektive të detyrave të punës brenda departamenteve të cilat i drejtojnë dhe mbajnë kontrollin,si dhe përgjegjësinë mbi menaxhimin e drejtë nga fusha buxhet dhe financa dhe fleksibilitet ndaj ndryshimeve pozitive.

Si rezultat i këtyre trajnimeve do të kemi një produktivitet dhe përgjegjësi më të lartë të zyrtarëve dhe drejtuesve të autoriteteve  publike  dhe një përformancë më të lartë në punë.

Objektivat dhe qëllimi i kursit "Ndryshimet e Rregullores Nr. 001/2022 Për Prokurimin Publik" janë si vijon:

Objektivat:

  1. Të prezantohet njohuria bazë për pjesëmarrësit në lidhje me rregulloren aktuale për prokurimin publik.
  2. Të identifikohen dhe të shpjegohen ndryshimet specifike në dispozitat e Rregullores Nr. 001/2022.
  3. Të ofrohet një kuptim të qartë për efektet dhe implikimet e ndryshimeve të bëra në rregullore.
  4. Të ndihmohet pjesëmarrësit në përdorimin e informacionit të fituar në zbatimin e rregullores në kontekstin e punës së tyre të përditshme në prokurim publik.

Qëllimi: Qëllimi kryesor i këtij kursi është të sigurojë që pjesëmarrësit të jenë në dijeni të plotë me ndryshimet e fundit në dispozitat e Rregullores Nr. 001/2022 Për Prokurimin Publik. Përmes prezantimit të informacionit të përditësuar dhe shpjegimit të këtyre ndryshimeve, synohet të përgatitet pjesëmarrësit të cilët janë të aftë të aplikojnë këtë njohuri në praktikën e tyre të përditshme në fushën e prokurimit publik.

Ky kurs është destinuar për Autoritetet Kontraktuese që do të menaxhojnë kontratat në
proceset e prokurimit publik.

Që përdoruesi i Autoritetit Kontraktues të fillojë menaxhimin e kontratave, ajo / ai duhet të:
• jetë përdorues i sistemit (përfundoi me sukses procesin e regjistrimit)
• ketë rolin e Menaxherit të Kontratës në sistem
• futet në sistem me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij