Menaxhment i Përgjithshëm
Krijimi i një administrate që arrin të jap përgjigje efikase ndaj nevojave të qytetarëve,ndryshimeve ekonomike dhe sociale,evidenton domosdoshmërinë që menaxhmenti të jetë i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e duhura,duke krijuar dhe zbatuar politikat publike,të cilat i kontribojnë zhvillimit të vendit. Përmes fushës së trajnimit të Menaxhmentit të Përgjithshëm,ofrohen module trajnimi që zgjerojnë njohuritë dhe ngrisin aftësitë e përgjithshme dhe specifike të drejtuesve të administratës publike. Si rezultat i këtyre trajnimeve,do të kemi një produktivitet dhe performancë më të lartë të punës në administratën publike,duke qenë se pjesëmarrës mund të jenë menaxherët,personeli i synuar për avancim dhe të gjithë të interesuarit në zhvillimin e aftësive të punës dhe karrierës profesionale.