Trajnimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI) për zyrtarët e institucioneve është një proces i rëndësishëm për t'i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të menaxhuar, mbrojtur dhe përdorur teknologjinë e informacionit në mënyrë efektive dhe efikase. Trajnimi i vazhdueshëm dhe përditësimi i njohurive janë thelbësore në këtë fushë, duke marrë parasysh zhvillimin e shpejtë teknologjik dhe rritjen e rrezikut të sigurisë së informacionit. Trajnimet janë pjesë e një programi të përhershëm të aftësimeve për të siguruar që zyrtarët e institucioneve janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e kësaj bote të ndryshueshme dhe gjithmonë në zhvillim.

Përshkrimi
Higjiena kibernetike është një trajnimi i thjeshtë dhe praktik i hartuar për nëpunësit civil që trajtojnë të dhëna zyrtare, lloje të ndryshme informacioni dhe përdorin kompjuterë dhe burime të tjera të TI-së si pjesë e kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Trajnimi fillon me një hyrje në bazat e sigurisë kibernetike dhe shpegimit për rëndësinë e saj. Vazhdon me përkufizimin e hakerit dhe shpjegimin e llojeve të ndryshme të hakerëve si dh të mekanizmave që ata përdorin për të synuar si individët ashtu edhe organizatat.

Në fund, trajnimi i pajis pjesëmarrësit me njohuritë dhe strategjitë e nevojshme për t'i përdorur për mbrojtjen e tyre kundër sulmeve kibernetike dhe për të mbështetur sigurinë e tyre në internet. Çdo modul përfundon me një rishikim të njohurive, duke kulmuar në një test përfundimtar të vlerësimit të njohurive pas përfundimit të kursit.

Grupet e synuara: Nëpunësit civil
Metoda e trajnimit: Online, pjesëmarrësit studiojnë sipas orarit të tyre të preferuar!
Kohëzgjatja e trajnimit: 60 minuta