Burimet Njerëzore përbëjnë elementin kyç të suksesit të çdo institucioni dhe organizate. Është e rëndësishme që ky funksion të kuptohet si funksion strategjik. Kjo nënkupton zhvillimin, ngritjen dhe mirëmbajtjen e kompetencës së institucionit me personel të kualifikuar, profesional dhe të përgjegjshëm, me një kulturë pune e bashkëpunimi.

Programet e trajnimit në fushën e Burimeve Njerëzore synojnë rritjen e aftësisë së nëpunësve civilë, me theks të posaçëm të  menaxherëve dhe të zyrtarëve të burimeve njerëzore për të menaxhuar me sukses kërkesat e institucioneve të administratës shtetërore dhe të institucioneve të tjera shtetërore në Republikën e Kosovës për personel dhe menaxherë të kualifikuar, profesional dhe të përgjegjshëm. Prandaj, edhe trajnimet në këtë fushë kryesisht iu dedikohen atyre, sidomos trajnimet e ndërlidhura me menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin profesional dhe legjislacionin për zyrtarët publik (LZP dhe Rregulloret përkatëse).