Ky modul online është hartuar për të qenë i qartë, praktik dhe interaktiv për zyrtarët publikë. Struktura është e ndarë në një hyrje, 10 tema kryesore, kuize të shkurtra pas secilës temë, një test përfundimtar dhe një përfundim. Çdo temë përfshin: një shpjegim tematik, video të shkurtra, një rast hipotetik dhe pyetje vlerësimi. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë kuizet e shkurtra për të vazhduar, dhe vetëm pas kalimit të testit përfundimtar (saktësi ≥80%) trajnimi konsiderohet i përfunduar me sukses dhe gjenerohet një certifikatë elektronike.

Ky modul u zhvillua me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Përmbajtja e këtij moduli bazohet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe akte të tjera që rregullojnë parandalimin e konfliktit të interesit dhe etikën në ushtrimin e funksioneve publike. Përveç rasteve kur nuk ishte e mundur, gjuha e këtij moduli paraqitet në një formë të thjeshtë dhe nuk është ligjërisht e rëndë. 


I/e nderuar/a pjesëmarrës/e;

Trajnimi që po ndjekni është i organizuar në katër (4) module të lidhur në një mënyrë ose tjetër me parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative. Moduli i parë ka për qëllim të paraqesë një hyrje në trajnim duke shpjeguar elemente të konceptit të parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative, dokumentet strategjike dhe kornizën institucionale në zbatimin e Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative.

Moduli i dytë ka për qëllim të paraqesë disa parime apo rregulla nga Ligji për procedurën e përgjithshme administrative që lidhen ngushtë me parandalim dhe zvogëlim të barrës administrative. Moduli i tretë ka për qëllim të paraqesë rëndësisë e vlerësimit të ndikimit rregullator, kuantifikimin e barrës administrative duke përfshirë metodologjinë e përdorur për këtë qëllim. Modul i katërt paraqet rëndësinë e hartimit ligjor me qëllim të mos krijimit të barrës administrative, si të shkruajmë rregulla të qarta, lehtë të kuptueshme dhe që në fund të fundit mundësojnë digjitalizimin. Ky modul sjellë edhe disa njohuri sa i përket digjitalizimit sidomos në kontekst të hartimit të koncept dokumenteve dhe të legjislacionit, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.

Secili modul fillon me një video të shkurtër që shërben si hyrje në modul. Pas çdo moduli, keni nga një shembull për të zgjidhur alternativën e saktë varësisht nga rasti/shembulli që shpaloset. Po ashtu, secili modul në fund ka nga pesë (5) pyetje me tri (3) alternativa ku vetëm njëra është e saktë. Kalimi në modulin vijues nuk është i kushtëzuar me kalimin me sukses të testit në modulin paraprak, megjithatë sistemi do të ju tregojë numrin e përgjigjeve të sakta në secilin modul.

Në fund të trajnimit është përfshirë edhe Testi Final me 10 pyetje ku secila pyetja ka 10 pikë nga totali 100 pikë. Qëllimi i testit është që ju të vlerësoni veten tuaj se sa keni mësuar në këtë trajnim. Në fund të trajnimit, ndiqni udhëzimet për të gjeneruar çertifikatën e cila dëshmon ndjekjen online të trajnimit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative.